Maqedonci pret në takim një delegacion gjerman, i informon për kërcënimet nga Serbia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë të mërkurës së 28 shkurtit ka pritur në takim anëtarët e Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Bundestagut gjerman.

Sipas njoftimit zyrtar, Maqedonci e ka njoftuar kryetaren e Komitetit,  Marie Agnes Strack Zimmermann dhe anëtarët e këtij komiteti mbi situatën e sigurisë në vend, “kërcënimin që paraqesin bazat ushtarake të Serbisë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën për stabilitetin e vendit dhe rajonit, gjë që duhet të ishte shqetësim për gjithë faktorin ndërkombëtar, ndërsa i informova dhe për kapacitetet aktuale që FSK ka për të garantuar mbrojtjen e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës dhe jetës së qytetarëve tanë”.

Maqedonci ka theksuar se “synimi ynë si shtet është anëtarësimi në NATO, sipas standardeve të sëcilës aleancë po vazhdojmë implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, ndërtimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të ushtrisë tonë”.

Maqedonci ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën.

“Shpreha mirënjohjen time anëtarëve të komitetit për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, si dhe angazhimin e këtij komiteti në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta”, ka thënë ai.

“Ky partneritet do të jetë i gjatë dhe i pashkëputshëm”, ka vijuar Maqedonci.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika