“Rigjykimi i rastit së Marigonës”- Vëllai i Liridonës: Bashkëndjejmë dhimbjen me familjen

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila është vrarë më 29 nëntor në Prishtinë.

Më 29 nëntor të vitit të kaluar ka ndodhur vrasja tragjike e Liridona Ademaj.

Tre muaj pas, vëllai i saj, Leonardi, ka thënë se dhimbja sa vjen e shtohet dhe se ata i mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë.

“Sot tre muaj që kur se na e kanë vrarë Liridonën tonë. Dhimbja sa vjen e shtohet e neve na mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë.”

Pas kthimit në rigjykim të rastit të Marigona Osmanit, Leonard Ademaj ka thënë se shpreson që rasti i Liridonës dhe rastet e tjera të gjykohen shpejt dhe pa gabime.

“Derisa e vajtojmë vajzën dhe motrën tonë, me dhimbje të thellë po i ndjekim informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime apo edhe për raste kur gratë janë abuzuar fizikisht dhe dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht. Ne bashkëndjejmë me të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre. Shpresojmë që rasti i Liridonës dhe rastet tjera do të gjykohen shpejt dhe pa gabime. Vrasësit e grave e kanë vendin në burg, të mbyllur dhe larg syrit të publikut”, ka shkruar Leonard Ademaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika