Kurti tregon arsyen se pse nuk mori pjesë në samitin që u mbajt në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dakordimi për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar, dhe se sipas tij, kjo ishte arsyeja pse nuk mori pjesë në samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar arsyen se pse nuk mori pjesë në samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë.

Përmes një postimi, Kurti ka thënë se përgatitjet dhe dakordimi për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar, dhe se sipas tij, për këtë arsye nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë samit.

Kurti ka thënë se në konferencën e sotme në Tiranë ka theksuar mbështetjen dhe solidaritetin e Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj.

“Megjithëkëtë, në konferencën e sotme në Tiranë me titull “Plani i Rritjes dhe Konvergjenca”, isha pjesëmarrës virtualisht përmes një videomesazhi ku theksova mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj; bashkëpunimin dhe integrimin Rajonal përmes Procesit të Berlinit bazuar në rregullat dhe vlerat e BE-së; përkrahjen dhe përkushtimin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian që mundëson lidhjen graduale me Tregun Unik të BE-së; përkushtimin në reforma dhe pritjet për samitin e radhës të Procesit të Berlinit dhe Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR)”, ka shkruar kryeministri i shtetit.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një takim me sekretarin e Shtetit britanik për Irlandën Veriore, Chris Heaton-Harris, në rezidencën zyrtare “kështjella malore”.

Lexo më shumë: Kurti: Kosova dhe Irlanda Veriore do të vazhdojnë bashkëpunimin në ekonomi e kulturë

Në postimin e tij në platformën X, Kurti ka theksuar se në të dyja vendet, Kosovë dhe Irlanda Veriore, qytetarët e të gjitha komuniteteve duan një shoqëri të sigurt, të begatë dhe të integruar.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika