“Prej gurve nuk është kursyer askush”: Zbulohen detaje nga dhuna në ndeshjen mes Sharrit dhe Lepencit

Sekretari i Lepencit, Valdrin Dogani, ka folur në emisionin 'Dueli Sportiv' në TV Dukagjini rreth incidenteve që ndodhën sot në ndeshjen kundër Sharrit

Ai ka zbuluar se nga hedhja e gjësendeve prej tifozëve kanë pësuar lëndime katër futbollistë.

Sipas tij, gjithçka ka nisur pas një kacafytje mes lojtarëve në fushë.

“Prej gurve nuk është kursyer askush. Gjithçka ka nisur prej një kacafytje mes lojtarëve. Për ato punë është njeriu kompetent, gjyqtari kryesor, që i ndëshkon futbollistët me kartona dhe mbyllet në fushë. Por, tifozët vendas të pakënaqur dhe gjithmonë me tendenca me sulmu, veç goditjeve që i kanë marrë nga futbollistët, lojtarët tanë janë sulmuar edhe nga tifozët. Shumica e neve kemi relacione familjare, shpesh e përdorim nip e dajë,” tha Dogani.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika