Arrestohet një person për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Gjakovë, për shkak të dhunës psikike ndaj bashkëshortes së tij i cili posedonte armë zjarri të pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Gjakovë, për shkak të dhunës psikike ndaj bashkëshortes së tij i cili posedonte armë zjarri të pa leje.

Sipas Policisë, bashkëshortja e tij kishte paraqitur rastin e dhunë më 1 mars, ndërsa që arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur gjatë ditës më 3 mars.

“Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë filluar me hetimin e rastit. Pas një pune operative dhe hetimore, sot ka rezultuar me lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1991. Lidhur me rastin e raportuar hetuesit policor, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari, përveç që dyshohej për dhunë në familje, kishte edhe armë në mënyrë të paautorizuar, me ç’rast në posedim të tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë ajrore dhe një armë zjarri e shkurtër (pistoletë) me  një karikator. Pistoletën dyshohet se e kishte përdorur me rastin e festimit të vitit të ri”, thuhet në komunikatë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “dhunë në familje”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika