11 vdekje në vendin e punës, numri i inspektorëve mbetet i njëjtë

Pavarësisht që është premtuar shumë herë që do të pesëfishohet numri i inspektorëve të punës kjo akoma nuk ka ndodhur. Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kanë thënë se rritja e numrit të tyre është e domosdoshme në mënyrë që të evitohen vdekjen në  vendin e punës. Vetëm deri tani që nga janari kanë vdekur 11 punëtor në vendin e punës

11 punëtorë të sektorit privat kanë gjetur vdekjen në vendin e punës vetëm deri tani në 2022-tën.

E për ti parandaluar këto vdekje, janë vetëm 28 inspektorë të punës që monitorojnë të gjithë vendin.

Ndërkohë, pesëfishimin e tyre e kishte premtuar kreu i ekzekutivit, Albin Kurti në fillim të marrjes së mandatit e madje edhe këtë një maj, ditën e punëtorëve.

“Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve që të kemi siguri në punë dhe të sigurohemi për korrektimin e padrejtësive që mund t’u bëhen punëtorëve në vendet e tyre të punës”, kishte thënë në Facebook Albin Kurti.

 

Pavarësisht premtimeve, në faqen e Inspektoratit të Punës që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk është hapur asnjë konkurs.

Madje nuk i kanë kthyer përgjigjtë televizionit nëse po planifikohet të hapët një i tillë. Përgjigje nuk kanë kthyer as nga Qeveria e Kosovës.

Në ndërkohë, rritjen e inspektorëve të punës të domosdoshme po e konsideron, Jusuf Azemi nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

Jusuf Azemi nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës

“Vet fakti që nuk është shtuar numri i inspektorëve bën me dije që as kjo qeveri e as të kaluarat nuk i kanë kushtuar vëmendje punëtorëve të sektorit privat duke e ditur që kemi një përkeqësim të gjendjes së punëtorëve të sektorit privat në shumë aspekte e sidomos kur numri i punëtorëve të vdekur në vendin e punës po shtohet çdo ditë”, ka thënë Jusuf Azemi – SPSPK.

Në vitin 2021 në vendin e punës kishin vdekur 14 punëtor ndërsa në vitin 2020 kishin vdekur 15 punëtorë.

 

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika