Belgjikë: Arrestohen 3 shqiptarë

Në Hageland të Belgjikës, policia ka arrestuar tre shqiptarë që dyshohen për disa vjedhje

Në Hageland të Belgjikës, policia ka arrestuar tre shqiptarë që dyshohen për disa vjedhje në Linter dhe Zoutleeuw.

Një makinë ku ndodheshin tre shqiptarë u kontrollua nga policia, kurse shqiptarët nuk mund ta shpjegonin arsyen se pse ndodheshin në Belgjikë.

Ndërkaq, sipas tch, makina rezulton të jetë e regjistruar në të njëjtën adresë me një makinë të lidhur me disa vjedhje.

Përveç kësaj, nga hetimet dhe kontrollet e telefonave celularë, të tre shqiptarët, të moshës 24, 36 dhe 37 vjeç, rezultuan se lidheshin gjithashtu me vjedhjet në Hageland.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika