Visar Krasniqi, zgjidhet anëtar i KPK-së nga shoqëria civile

Visar Krasniqi, përfaqësues i shoqërisë civile, është zgjedhur anëtar joprokuror i Këshillit Prokurorial të Kosovës nga Kuvendi në një votim me procedurë të fshehtë, duke fituar 74 vota, ndërsa kandidati tjetër, Memli Ymeri, nuk mori asnjë votë nga 77 deputetët që morën pjesë në votim

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Pamje: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës të enjten ka zgjedhur Visar Krasniqin, anëtar joprokuror të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga shoqëria civile.

Për këtë pozitë, përveç Visar Krasniqit, ka konkurruar edhe Memli Ymeri.

Në votimin me procedurë të fshehtë morën pjesë 77 deputetë.

Nga ky proces i votimit, vota të pavlefshme u shpallën 3 fletëvotime, Visar Krasniqi mori 74 vota, ndërsa Memli Ymeri asnjë votë.

Kryesuesja e seancë, nënkryetarja Saranda Bogujevci, ka konstatuar se Kuvendi ka zgjedhur Visar Krasniqin anëtar joprokuror nga shoqëria civile në KPK me mandat pesëvjeçar.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika