Lejza Bio Restaurant me rastin e Muajit të Ramazanit që nis nesër ofron një plan të shëndetshëm ushqimor përmes menyve të begata.
Me lokacion në Fushë Kosovë ky restaurant në menynë e parë ofron llokuma apo hurme, bukë shtëpie me long, supë ditore, sallatë mixe, fli – pite, pleskavicë shtëpie, ujë dhe desert.
Dy menytë e tjera janë edhe më të larmishme me ushqime tradicionale e të shëndetshme.


Ndërkaq menyja “Sofra për 4 persona”, ofron ushqim mix nga skara dhe ushqime tradicionale.

“Në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, është e rëndësishme të kujdesemi për ushqimin dhe të zgjedhim opsione të shëndetshme për agjërim. Lejza Bio Restaurant ofron gjithmonë një plan të shëndetshëm ushqimor, duke ju mundësuar të përfitoni forcë dhe shije në maksimum gjatë muajit të agjërimit”, thuhet në postimin e Restaurantit Lejza Bio.