Tërnava uron qytetarët për Muajin e Ramazanit, lutet që t’i japë siguri kombit, shtetit e fesë

Naim Tërnava, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka bërë thirrje ndaj të gjithë besimtarëve kudo që janë të agjërojnë.

Tërnava, bëri thirrje që gjatë këtij muaji besimtarët të përkushtohen në lidhjet familjare dhe të shtrijnë dorën për personat nevojtarë.

“Të nderuar vëllezër dhe motra, në këtë natë të madhe, në këtë atmosferë hyjnore ftoj besimtarët tanë kudo që janë që këtij muaji të bekuar t’i përkushtohen me bindje, adhurim, sinqeritet dhe solidaritet, duke ruajtur dhe kultivuar lidhjet familjare dhe duke shtrirë dorën e ndihmës ndaj të varfërve dhe skamnorëve. Duke thirrur në forcim të unitetit dhe vëllazërisë dhe duke refuzuar të gjitha format e ndasisë dhe përçarjes ndërmjet mes vete”, u shpreh Tërnava.

Ai bëri thirrje që besimtarët islam të mos i kushtojnë vëmendje thirrjeve devijuese, por t’i përmbahen porosive të dijetarëve të mirëfilltë.

“Përmbajuni porosive të Zotit xh.sh dhe të Muhammed a.s, të dijetarëve të mirëfilltë dhe institucioneve islame të shtetit tonë e mos i kushtoni vëmendje thirrjeve devijuese nga njerëz të papërgjegjshëm e të pandërgjegjshëm”, theksoi ai.

Myftiu i Kosovës bëri lutje që të gjithë besimtarëve t’i pranohet agjërimi.

“Lutemi që i Plotfuqishmi ta pranojë agjërimin dhe lutjet tona, t’i jap kombit tonë e shtetit tonë siguri dhe stabilitet. Lutemi që konfliktet, luftërat  dhe gjakderdhja në mes njerëzve pa dallim race, feje, ngjyre apo kombi të marrin fund”, ka theksuar ndërë të tjera Myftiu i Kosovës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika