Partia Socialiste do të propozojë kandidatin për President të Shqipërisë

Damian Gjiknuri, Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, e konsideron dinjitoz kandidatin për president të Partisë Socialiste

Damian Gjiknuri, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste

Partia Socialiste në Shqipëri pritet që të premten të propozojë kandidatin për President të Shqipërisë. Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste e ka cilësuar dinjitoz kandidatin e Partisë Socialiste.

“Një nga defektet që do ia vendosja në dukje opozitës, është që ishte e paaftë për të diskutuar emra. Për aq kohë sa jemi pjesë një forumi të lartë të PS, aty do të diskutohen të gjitha emrat”

Selia e Partisë Socialiste në Tiranë

Gjiknuri ka shtuar se nuk duhet të bëheni të padurueshëm “Sot pasdite do të mësoni edhe kandidatin që jam i bindur që do të jetë shumë dinjitoz, që do ta bëjë siç duhet detyrën e presidentit dhe jo modelin që kemi parë gjatë këtyre ditëve”.

Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet të premtën në orën 17:00 për të diskutuar rreth kandidaturave për kreun e shtetit.

Në zgjedhjet presidenciale në Shqipëri kanë dështuar tre raundet e para për zgjedhjen e liderit të shtetit. Kjo ka ndodhur pasi opozita dhe mazhoranca nuk kanë dorëzuar asnjë kandidat. Në raundin e katërt që do të mbahet të shtunën e 4 qershorit zgjedhja e liderit të shtetit do të bëhet me 71 vota.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika