Sot pritet të mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Gjatë ditës së sotme, nga ora 10:00 deri në 13:00, pritet të mblidhen gjithsej gjashtë komisione parlamentare, të cilat do të shqyrtojnë tema të ndryshme

Këtë të martë do të mblidhen gjashtë komisione, të cilat do të diskutojnë dhe shqyrtojnë çështje të ndryshme.

Nga ora 10:00, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të diskutojë mbi gjendjen e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës. Raportojnë Arbërie Nagavci, ministre e MAShTI-t dhe Musa Selimi, dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit.

Në orën 10:30, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të bëjë shqyrtimin në parim të Projektligjit për shqyrtimin administrativ të akteve të komunës; si dhe shqyrtimin në parim të Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës.

Më pas në orën 11:00 takohet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, i cili do të shqyrtohet Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë; themelohet Grupi i punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për ndërmarrje publike etj.

Në po të njëjtën orë, do të vazhdojë Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i cili zhvillon diskutim mbi zbatimin e rekomandimeve, nga Organizatat buxhetore, në veçanti ato të dhëna nga Kuvendi/ Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike gjatë vitit 2022/2023. E ftuar auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Nga ora 13:00, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione do të bëjë shqyrtimin dhe miratimin e draft-planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2024.

Për orën 13:00 është përcaktuar edhe mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, i cili do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”, e të tjerë.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika