Qalaj: Është treni i fundit që t’i kryejmë detyrat e shtëpisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se për Kosovën është momenti i fundit që “t’i kryejë detyrat e shtëpisë”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se për Kosovën është momenti i fundit që “t’i kryejë detyrat e shtëpisë”, ndonëse e quan si humbje të hapit.

Në emisionin “Debat Plus”, Qalaj thotë se për banorët e saj, Kosova është gjithçka, por Amerika i mbron interesat e saj kudo në botë.

Ai madje thotë se deklaratat e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit që po bëhen në Amerikë, duke asociuar në vitin elektoral.

“Për ne si banorë të Kosovës, Kosova është gjithçka. A është gjithçka për Amerikën, Kosova. Amerika i mbron interesat e saj kudo në botë dhe edhe deklarata e Escobarit ka të bëjë me zhvillimet që po bëhen në SHBA. Është vit elektoral, të gjitha sondazhet tregojnë se Trump do t’i fitojë zgjedhjet. Është ardh në pyetje se si do të funksionojë NATO-ja…  Në raport me ne, është treni i fundit që ne t’i kryejmë detyrat e shtëpisë, dhe ne e kemi humbur hapin”, tha ai.

Escobar e ka quajtur “katastrofik” dhe “jokompetent” vendimin e autoriteteve të Kosovës për të zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Escobar e ka pranuar se ekziston një çarje në komunikimet diplomatike mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Partneriteti në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës nuk depërton përmes një njeriu në Kosovë, apo një partie. Mirëpo, më duhet të them që aktualisht kemi probleme në komunikim me kryeministrin [e Kosovës, Albin Kurtin]. Dhe jo vetëm SHBA-ja, është problem që e ka Kosova edhe me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë partnerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Ai ka thënë se komunikimi me Kosovën ka qenë shumë i mirë në të kaluarën dhe shpreson që e njëjta situatë do të jetë edhe në të ardhmen.

I pyetur pse nuk po e viziton edhe Maqedoninë e Veriut, ai ka thënë se situata në Kosovë është “e tmerrshme, prandaj më duhet ta vizitoj Kosovën”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika