Biden dhe Trump sigurojnë nominimet partiake për zgjedhjet presidenciale të nëntorit

Fitoret në zgjedhjet paraprake ua mundësojnë atyre numrin e mjaftueshëm të delegatëve të nevojshëm për t’u zgjedhur zyrtarisht kandidat për president në konventat nacionale në verë

FOTO:AP

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump, u zgjodhën kandidat për president nga partitë e tyre përkatëse të mërkurën, pasi shënuan fitore vendimtare në zgjedhjet paraprake, duke e hapur rrugën për përsëritjen e një përballjeje mes tyre në zgjedhjet e nëntorit.

Rezultati i garave paraprake të martën në shtetet si, Georgia, Mississippi dhe Washington, nuk ka qenë asnjëherë në dyshim.

As demokrati Biden e as republikani Trump, nuk u përballën me kundërshtarë të fortë.

Fitoret në zgjedhjet paraprake ua mundësojnë atyre numrin e mjaftueshëm të delegatëve të nevojshëm për t’u zgjedhur zyrtarisht kandidat për president në konventat nacionale në verë.

Tani nuk ka më dyshim se në zgjedhjet e nëntorit Biden dhe Trump do të përballen përsëri. Biden, 81 vjeç, është tashmë presidenti më i vjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara, derisa Trump, 77 vjeç, përballet me katër raste penale.

Përsëritja e përballjes mes tyre – e para mes dy presidentëve amerikanë prej vitit 1912 – mund t’i thellojë ndarjet politike dhe kulturore gjatë tetë muajve të ardhshëm, raporton Associated Press.

Biden e festoi nominimin përmes një komunikate, në të cilën e cilësoi Trumpin si kërcënim serioz për demokracinë.

Trumpi, tha Biden, është “duke e udhëhequr një fushatë shpagimi, hakmarrjeje dhe inati, e cila e kërcënon Amerikën”.

Ndërsa Trump, në një video të postuar në rrjetet sociale, e festoi atë që e quajti “një fitore të madhe”.

“Por, tani, ne duhet t’i kthehemi punës, sepse e kemi presidentin më të keq në histori të vendit tonë”, tha Trump për Bidenin.

“Nuk do të humbim kohë për të festuar. Do të festojmë pas tetë muajve, pasi të kenë përfunduar zgjedhjet”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika