Hapet konkurs për sheshin monumental që nderon sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes së tij

"..Kemi hapur konkursin për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari, që do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së heroit të kombit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve më të rëndësishme të lirisë së vendit", ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Adem Jashari

Është hapur konkursi për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari, që nderon sakrificën e tij dhe të familjes.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Komandant, Prishtina të pret! Kemi hapur konkursin për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari, që do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së heroit të kombit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve më të rëndësishme të lirisë së vendit”, ka shkruar Rama.

May be an illustration of one or more people, beard and text

Rama ka thënë se ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së familjes Jashari, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e vendit.

Detajet e konkursit: https://shak.archi/hapet-konkurs-per-krijimin-e-monumentit-qe-simbolizon-sakrificen-e-adem-jasharit-dhe-familjes-jashari/?fbclid=IwAR31R3AzYvM8x9MVQyDOYRgVVVpckrywMLbFkmRjo7iZfjBLJ1Mi6mo34wg

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika