Derisa prisnin për ndihma, të paktën 29 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 29 të vrarë nga sulmet izraelite teksa prisnin për ndihmë, thotë ministria e shëndetësisë e Gazës, akuzat i mohon IDF-ja

Numri i të vrarëve palestinezë shkon në 29 nga një sulm izraelit teksa ishin duke pritur për ndihma, thotë Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Por, në një deklaratë, ushtria izraelite mohoi sulmin ndaj qendrave të ndihmës, duke i përshkruar raportet si “të rreme”.

“Ndërsa, IDF [Forcat e Mbrojtjes izraelite] e vlerësojnë incidentin me tërësinë që meriton, ne i bëjmë thirrje medias që të bëjë të njëjtën gjë dhe të mbështetet vetëm në informacione të besueshme”, thuhet në deklaratë.

Incidenti i parë të enjten la tetë njerëz të vrarë në një sulm ajror në një qendër shpërndarjeje ndihme në kampin Nuseirat, në Rripin qendror të Gazës.

Më vonë, të paktën 21 njerëz u vranë dhe më shumë se 150 u plagosën nga të shtënat me armë izraelite në një turmë që prisnin ndihmë në një rrethrrotullim, tha Ministria.

Të vdekurit dhe të plagosurit nga sulmi i dytë u dërguan në spitalin Al Shifa të Gazës./ Sky news

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika