Këshilltari i Bislimit nuk përmend “dinarin” si temë diskutimi në Bruksel

"Ftesa potencon si fokus të agjendës së diskutimeve avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe Aneksin Zbatues", ka shkruar Klisman Kadiu, këshilltar për medie i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu
Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu

Klisman Kadiu, këshilltar për medie i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka thënë se e kanë pranuar pozitivisht ftesën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, për takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut në nivel kryenegociatorësh të martën e 19 marsit në Bruksel.

Pavarësisht deklaratave të BE-së e ShBA-së se në këtë takim do të diskutohet për dinarin, Kadiu ka thënë se ftesa potencon si fokus të agjendës së diskutimeve avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe Aneksin Zbatues.

“Pas takimit të 5 marsit të javës së kaluar me emisarin Lajçak, zëvendëskryeministri Bislimi ka pranuar një ftesë nga ai, për takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut, në nivel kryenegociatorësh, për të martën e ardhshme. Ftesa potencon si fokus të agjendës së diskutimeve avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe Aneksin Zbatues”, ka shkruar Kadiu.

Tutje, Kadiu ka potencuar se Kosova u përgjigjet pozitivisht ftesave, të cilat kanë për qëllim përqëndrimin në rrugën përpara e zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të procesit të dialogut.

“Kosova i përgjigjet pozitivisht ftesave të cilat kanë për qëllim përqëndrimin në rrugën përpara e zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të procesit të dialogut, të cilat duhet të çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe finalizimit të procesit. Qasja jonë konstruktive duhet të njihet me konstruktivitet e bashkëpunim dhe nga pala tjetër”, ka vijuar ai.

Ndërkaq, sot, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka njoftuar se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, më 19 mars në Bruksel, që t’i vazhdojnë diskutimet për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për dinarin.

Përveç kësaj, në takim do të diskutohen edhe për tema të tjera që janë më urgjente në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, si për planin e sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se dinari do të jetë një nga temat që do të diskutohet në takimin e së martës në Bruksel.

BE: Të martën në Bruksel, do të diskutohet për dinarin

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika