Shitet në ankand fotografia e princeshës Diana, që s’duhej të publikohej kurrë

Fotoja e ndaluar e princeshës Diana që nuk duhej të publikohej kurrë – BotaPressNjë foto e Princeshës Diana të Anglisë, e cila sipas një tabloidi britanik ishte e papërshtatshme për botim, u shit në një ankand në SHBA për 18,306 dollarë.

Fotoja bardh e zi ka përmasa 20×25 cm dhe është realizuar në fillim të viteve të ’80-ta. Siç mund ta shihni vetë, fotoja tregon princeshën në një shtëpi malore, ndoshta në Francë, duke buzëqeshur para kamerës, ndërsa është mbështetur në gjunjët e një të riu rreth të njëjtës moshë, i cili po lexon një libër.

Në të shfaqet edhe një fytyrë dhe një shishe uiski, por më e çuditshmja është mbishkrimi “Nuk duhet publikuar” në foto. Në anën e pasme është data 26 shkurt 1981, dy ditë pasi Buckingham njoftoi martesën e afërt të Princit Charles me Diana Spencer.

Fotoja nuk tregon asgjë tronditëse, por vetëm fakti që është realizuar menjëherë pas shpalljes zyrtare të dasmës mbretërore, bëri që mediat britanike të vendosin të mos e publikojnë foton e Dianës me një të ri, përveç me Charles.

Princess Diana slip up: How Diana said the wrong name in vows amid Royal Wedding nerves | Royal | News | Express.co.uk

Shtëpia e ankandeve me qendër në New Hampshire sqaroi se fotografia vjen nga fondacioni privat Caren Archive, i cili tetë vjet më parë mori arkivin fotografik të Daily Mirror.

“Mediat britanike e kanë identifikuar të riun: ky është Adam Russell, stërnipi i ish-kryeministrit Stanley Baldwin ”, ka thënë kompania në një deklaratë, e cila nuk zbuloi emrin e blerësit të fotos.

Sipas RR Auctions, çmimi për një foto të tillë normalisht do të ishte 1000 dollarë, por ishte shprehja “Nuk duhet të publikohet” që e ngriti aq shumë vlerën e saj.

Princesha Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris, në gusht të vitit 1997 pas ndarjes nga Princi Charles.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika