Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë

Pas arrestimit të shtetasit serb, i dyshuar për krime lufte të kryera në Kosovë gjatë periudhës së viteve 1998-1999, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji

Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit J.C i dyshuar për shkak të veprës penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Sipas njoftimit, të pandehurit J.C i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit J.C i dyshuar për shkak të veprës penale penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative ë Jugosllavisë (KP i RSFJ), lidhur me nenin 3 të Konventës së Katërt të Gjenevës dhe po ashtu e penalizuar me nenin 144 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit J.C e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.  Të pandehurit J.C paraburgimi i është caktuar në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje, sipas njoftimi, gjykata ka konsideruar se caktimi i ndonjë mase më të butë për sigurimin e prezencës së të pandehurit J.C në procedurë penale do të ishte e pamjaftueshme.

“Andaj dhe caktimin e ndonjë mase më të butë e konsideron si jo të bazuar dhe faktuar, e posaçërisht kur dihet se hetimet janë në fazë fillestare, gjithashtu, duke konsideruar faktin se i pandehuri është shtetas edhe i Republikës së Serbisë dhe ka vendbanim jashtë Kosovës, ekziston rreziku real se i njëjti mund t’i shmanget ndjekjes penale. Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Arrestohet një serb për krime lufte në Kosovë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika