Peci: Për tri vjet qeverisje, kemi arritur ta fuqizojmë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka treguar se për tri vjet qeverisje, kanë arritur të fuqizojnë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se për tri vjet qeverisje kanë arritur ta ndryshojnë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë dhe ta fuqizojnë atë.

Ai ka thënë se 43 mijë e 478 hektarë janë me më shumë drithëra.

“Në kohën kur pandemia, kriza energjitike, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe inflacioni, sfidonin edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht, kemi arritur që të kemi rekord për sipërfaqet e të mbjellave”, ka thënë ministri.

Më poshtë gjeni sasinë e sipërfaqes dhe llojin e të mbjellave gjatë këtyre vjetëve:

-100 mijë hektarë me drithëra;

-66 mijë hektarë të mbjella me grurë, ndërsa 42 mijë hektarë me misër;

-35.5ha rritje e sipërfaqeve të ngritura për prodhimtarinë e perimeve në sera;

-142.22ha sipërfaqja totale e ngritur me fruta manore, arrore dhe drufrutore.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika