Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë deklaratën e partneritetit për klimën dhe energjinë

Ministrat kosovarë, Artane Rizvanolli e Liburn Aliu, dhe ministrja gjermane e Shtetit, Anne Luhrmann, kanë nënshkruar deklaratën e partneritetit për klimën dhe energjinë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Mjedisit, Liburn Aliu dhe ministrja gjermane e Shtetit, Anne Luhrmann, kanë nënshkruar sot deklaratën e përbashkët të synimit për krijimin e një partneriteti dypalësh për klimën dhe tranzicionin energjetik.

Kjo marrëveshje ka për qëllim të thellojë bashkëpunimin mes dy shteteve për çështjet e mjedisit dhe energjisë, dhe fokusohet në:

– Planifikimin e Politikave Net Zero dhe Zbatimin e Ligjit të Kosovës për Ndryshime Klimatike;

– Tranzicionin e shpejtë dhe të drejtë të energjisë;

– Pjesëmarrjen e Kosovës në proceset ndërkombëtare klimatike si UNFCCC dhe COP;

– Ngritjen ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike Deklarata është nënshkruar në Berlin gjatë Konferencës Dialogu i Tranzicionit të Energjisë në Berlin 2024 (BETD).

“Sipas deklaratës, Kosova dhe Gjermania rikonfirmojnë përkushtimin e fuqishëm për të avancuar zbatimin e Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), Marrëveshjen e Parisit dhe vendimet e marra nga konferencat përkatëse të palëve (COP), si dhe Deklaratën e Sofjes mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, objektivat e energjisë dhe klimës për 2030, miratuar nga Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë dhe Deklaratën e Përbashkët të Synimit ndërmjet Liderëve të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor dhe Republikës Federale të Gjermanisë për Partneritetin Rajonal të Klimës (“Deklarata e Përbashkët Rajonale”), miratuar në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë në tetor 2023”, thuhet në njoftim.

Në deklaratë janë të parapara objektivat, çështjet që mbulon partneriteti, krijimi i dialogut dhe format e bashkëpunimit, zbatimi dhe drejtimi i partneritetit, burimet dhe dispozitat përfundimtare të deklaratës.

 

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika