Ambasadori Zemaj: Stop propagandës serbe, edhe Rusia ishte e përfshirë në bisedime për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Duhet të ndalojë propaganda serbe, kështu ka thënë përfaqësuesi i Kosovës në lidhje me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, teksa ka theksuar se edhe Rusia ka qenë e përfshirë në bisedimet për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj.

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka thënë se duhet të ndalen mashtrimet dhe propaganda serbe, teksa ka theksuar se edhe Rusia ishte në bisedimet për dëbimin e forcave serbe nga Kosova në vitin 1999.

Ai, në një postim në Facebook, ka theksuar kontributin e NATO-s dhe aleatëve për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Zemaj ka renditur qartë historinë dhe zhvillimet e kohës së luftës në Kosovë, duke theksuar përfshirjen e komunitetit ndërkombëtar në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin.

Mes tjerash, ai ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s dhe aleatëve për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Sulmet ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake nisën më 24 mars të vitit 1999 dhe zgjatën për 78 ditë. Kjo ndërhyrje i dha fund luftës në Kosovë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika