Këtë vit shënohet 20-vjetori i Festivalit Folklorik “I Këndojmë Lirisë”

Pas dy vjetësh mungesë si pasoje e pandemise, rikthehet Festivali "I këndojmë lirisë", kushtuar dëshmorëve të kombit

Festivali Folklorik “I Këndojmë Lirisë” është një festival muzikor që zhvillohet periodikisht në Klinë.

Pas përfundimit të luftës, çdo vit Klina dhe mbarë Kosova feston ditëlindjet e komandantëve të Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare, të cilët ranë për të mos vdekur kurrë.

Festivali sivjet shënon 20-vjetorin e rrugëtimit të tij. Edicioni i parë ishte mbajtur para dy dekadave, në një aromë lirie, në ditëlindjen e Komandantit të Zonës Operative të Drenicës – Brigada 113, Mujë Krasniqi-Kapuçi.

Ky festival manifestohet tri ditë radhazi nga data 6, 7, dhe 8 qershor, duke filluar në Çabiq, vendlindjen e Mujës, dhe për të vazhduar në Klinë.

Për tri netë performojnë rreth 700 artistë si, valltarë, grupe artistike e instrumentistë nga të gjitha trojet etnike shqiptare.

Festivali ka karakter garues, ku ndahen edhe 15 çmime, ku kryesori është çmimi “Mujë Krasniqi”. Në festival zhvillohen edhe aktivitete të tjera si, promovimi i librave, tryeza shkencore, ekspozita, panairi i prodhimeve vendore dhe gara në disiplina të ndryshme sportive.

 

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika