Berisha i PDK-së: Kurti është duke e implementuar Asociacionin në heshtje

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se po implementon Asociacionin e komunave me shumicë serbe në heshtje. Berisha argumenton se Kurti po vepron kështu sepse nuk ka kurajë ta dërgojë statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese

Kryeministri, Albin Kurti, është duke e implementuar Asociacion – pjesë, pjesë – në heshtje ka thënë deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.

Sipas Berishës, edhe çështja e dinarit është pjesë e implementimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kurti është duke e implementuar Asociacionin në heshtje, në segmente të caktuara që janë të ndjeshme. Dhe që s’pret puna, duhet me i krye. Dhe është duke e implementuar në heshtje. Edhe ky është pjesë e Asociacionit, negocimi se për çfarë valute do të kenë qytetarët e komunave me shumicë serbe ë Asociacion është pjesë e statut dhe e Marrëveshjes. E ka negociuar vetë Bislimi, i cili tha se nuk shkoj unë me bë negociata. Është në statut, ata do të paguhen, do të kenë të drejtë të subvencionohen nga Serbia, e nga Serbia do të vije dinari.

Albin Kurti po e implenton me një pretekst që e krijoi kazus bellis me këtë rregullore e BQK-së. Po e implementon”, ka thënë Berisha në “FIVE” të Dukagjinit.

Berisha ka thënë se Kurti po e implementon Asociacionin në këtë formë (pjesë, pjesë në heshtje) pasi nuk ka kurajë ta dërgoj statutin në Gjykatë Kushtetuese.

Por, sipas deputetit të PDK-së, Kurti do ta dërgojë vendin ë zgjedhje të parakohshme nëse i bëhet presion për themelimin e “Zajdenicës”, siç e quante si opozitar.

“Pse po e bën në këtë formë, sepse nuk ka kuroja ta dërgojë statutin në Kushtetuese, sepse statuti është ndesh me qëndrimet e Kushtetuese. Pasi krijohet një etnitet shtetëror i ri, paralel. Nuk është as subordinativ, as nuk është pushtet i tretë, as nuk është Republika Srpska, Republikën Srpskan ne e kemi në Kuvend, sistemin e dyfishtë të votimit. Ky është një është një shtet i ri paralel në Kosovë.

Do të taktizojë, nëse i bëjnë presion me i implementu do të na dërgoj në zgjedhje të jashtëzakonshme pa e iplementu. Sepse, nëse e vrën që ndryshimet ne SHBA do të jenë dikush që nuk do t’ia përfill më letrat, atëherë ka me çu vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme edhe me bë Asociacionin. Ky dëshiron që krejt shoqërinë kosovare dhe parterët ndërkombëtare para aktit të kryer. Ky është duke spekuluar se si ka me orientu votën, sepse ën fund do të del kishe unë patriot, unë nuk ë bëj Asociacionin. Ka mu mundu me ble kohë, por  është duke e iplemenutar në heshtje pjesë pjesë”, ka shtuar Berisha.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika