Tahiri: Kosova është në luftë ekonomike, në luftë me varfërinë

Shefit i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Bislimi, ka pasur një varg kritikash për Qeverinë e Kosovës. Ai në një konferencë për media e ka kritikuar pushtetin se nuk po bën asgjë për ta luftuar krizën ekonomike

Në një konferencë për media, Besnik Bislimit, Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Kosova është në luftë.

Sipas tij, kjo luftë në të cilën gjendet Kosova, është luftë ekonomike dhe e varfërisë.

“Kosova është në luftë ekonomike, në luftë me varfërinë, nafta sot është 1.75. Sot paga minimale është më e vogla dhe nuk ka ndihmë nga Qeveria”, ka thënë Tahiri.

Tahiri e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe ministrat e saj për arrogancë e mostransparencë. Ai e ka kritikuar Ministren e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, për përkrahjen e një rrjeti supermarketesh, duke thënë se të njëjtën gjë nuk po e bën për marketet e Kosovës.

“Ministrja flet për investime strategjike dhe mburret me sistemin fiskal të Kosovës, për të cilin s’ka bërë asgjë, e cila mburret me rrjetin e marketeve LIDL. Pyetja ime për të është, a jeni dalë nëpër Kosovë të shihni sa ka supermarkete vendore? A kanë përfituar këto markete?”, ka deklaruar Tahiri.

Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së

Tahiri i ka përmendur edhe raportimet e fundit në media, ku akuzohen disa ministri për korrupsion. Sipas tij, ministritë përkatëse do të duhej të dilnin me sqarime e jo të shpërndajnë arrogancë.

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së ka folur edhe për protestën e paralajmëruar të hënën nga organizata e veteranëve, të cilën ka thënë se partia e tij e përkrah.

“Në trajtimin e ligjit për pagën minimale ne kemi qenë shumë të zëshëm duke kërkuar që paga minimale të rritet në 400 euro bruto, e kemi pa si diskriminuese dhe goditëse për tri kategori, veteranët, të verbrit dhe ata janë në karrocë. Pagën minimale po duan ta rrisin vetëm në sektorin privat”, është shprehur ai.

Ai e ka kritikuar edhe kryeministrin Albin Kurti, për të cilin ka thënë se për dallim nga Zelensky i Ukrainës, që nga një komedian është bërë politikan e lider, te kryeministri Kurti, sipas tij, ka ndodhur e kundërta, nga një politikan është shndërruar në komedian.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika