Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Zubin Potok – alkool, mish e medikamente

Në Zubin Potok janë sekuestruar mallra të kontrabanduara nga Policia e Kosovës. Në mesin e tyre ishin 82 pako me produkte mishi, 3 bidonë me nga 100 litra alkool, 81 pako medikamente e të tjerë

Në Jasenovik të Poshtëm të Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka sekuestruar disa mallra të kontrabanduara si 20 litra alkool, 3 bidonë me nga 100 litra alkool, 81 pako medikamente medicinale e të tjerë.

Sipas raportit të përditshëm të policisë thuhet se këto mallra janë gjetur brenda një shtëpie, ku fillimisht nën dyshimin për mall të kontrabanduar, njësia doganore dhe njësitë policore kanë hapur me forcë dy dyer të kësaj shtëpie.

Jasenovik i Poshtëm, Zubin Potok  20.03.2024. Njësia doganore dhe njësitë policore, me autorizim të prokurorit, nën dyshimin për mall të kontrabanduar, kanë hapur me forcë dy dyer të një shtëpie. Gjatë kontrollit në shtëpi, nga zyrtarët doganorë është sekuestruar: një automjet i udhëtarëve, 82 pako me produkte mishi, 3 bidonë me nga 100 litra alkool dhe 11 shishe qelqi x 20 litra alkool, produkte higjienike dhe 81 pako medikamente medicinale (barëra). Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika