Haxhiu certifikon 56 noterë, thotë se do të hapen konkurse të reja – edhe në veri

Në certifikimin e 56 noterëve të rinj që e kanë kaluar Provimin e Noterisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se së shpejti do të hapen konkurse të reja, përfshirë këtu edhe në veriun e vendit

Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Havhiu në ceremoninë e certifikimit të noterëve, 22.03.2024. Foto: EO

Gjatë ditës së sotme, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shpërndarë certifikatat për 56 kandidatët të cilët e kanë kaluar provimin e noterisë.

Haxhiu ka thënë se ky proces ishte transparent krahasuar me atë të vitit 2019.

“Të nderuar kandidatë që keni dhënë provimin e noterisë, sot jemi pas një rrugëtimi të gjatë, ka kohë shumë komuna kanë mbetur pa noterë, procesi 2019, ndërhyrje nga brenda e jashtë gjithandej .Gjykata Kushtetuese kishte thënë se ai proces ka qenë i ligjshëm. Do  donim që ai proces të anulohej në tërësi. Më duket e padrejtë ndaj jush, sepse ju u jeni nënshtruar një procesi me akuza se ka qenë e vështirë”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar nga noterët që t’i shërbejnë sistemit të drejtësisë me nder. Ajo është shprehur se nga 437 kandidatë janë përzgjedhur vetëm 56 prej tyre, sepse, sipas saj, komisioni kësaj here ka vendosur standarde të larta.

Haxhiu ka njoftuar se së shpejti do të hapen konkurse për noterë të rinj për vende të tjera, mes tyre edhe në veriun e vendit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika