Stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Pejë në renovim, 14.5 milionë euro për projektin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar për renovimin e tërësishëm të stadiumit "Shahin Haxhiislami" në Pejë, me një buxhet prej 14.5 milionë eurosh

Foto nga Ministria e Kulturës, stadiumi i qytetit “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Stadiumi i qytetit “Shahin Haxhiislami” në Pejë do t’i nënshtrohet renovimit të tërësishëm.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Ai ka theksuar se tashmë janë ndarë 14.5 milionë euro për këtë projekt.

Ndërsa, siç ka njoftuar ministri Çeku, me të përfunduar hartimi i projektit zbatues të renovimit, do të shpallen procedurat për kontraktimin e operatorit për realizimin e punimeve.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika