Arrestohet një person në Zubin Potok, mori identitet të rrejshëm si shtetas i Kosovës

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten ka arrestuar një person në Zubin Potok, pasi i njëjti ka falsifikuar dokumentet dhe është regjistruar me dokumente të Republikës së Kosovës.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se hetimin e ka nisur javë më parë dhe të premten në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Komunën e Zubin-Potokut e ka arrestuar të dyshuarin nga Mitrovica.

“Zubin Potok 05.01.2024-NN. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë Veri (NJRHKEK) pas një pune intensive operative hetimore në bashkëpunim me zyrtarë nga ARC-ja si dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, më datë 22.03.2024 në Qendrën për Pajisje me Dokumenteve në Komunën e Zubin Potok kanë arrestuar një person me të dhëna të rreme nga Mitrovica, i cili ka tentuar të pajiset me dokumente personale pasaporte dhe patentë shofer” thuhet në raportin e policisë.

Tutje, policia thotë se i njëjti më 07 qershor të vitit 2013 në Mitrovicë të Veriut përmes dokumenteve të falsifikuara ishte regjistruar me të dhëna të rreme, e pastaj edhe ishte pajisur me dokumente personale të RKS-së, si letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shofer.

Ndërkaq më 5 janar, ai është paraqitur në Zubin-Potok për aplikim që t’i vazhdonte afatet kohore të dokumenteve dhe aty hetuesit kanë gjetur se i dyshuari ka marrë identitet të rremë si shtetas i Kosovës.

“Më datë 05.01.2024 i dyshuari NN paraqitet për aplikim në QPD Zubin Potok për t’i vazhduar afatet kohore të dokumenteve personale të RKS-së. Në bashkëpunim me Inspektoratin pranë ARC-së dhe verifikimin e dokumenteve që i dyshuari NN i ka paraqitur me rastin e aplikimit, është ardhur deri te një dyshim i bazuar se kemi të bëjmë një person NN i cili ka marrë identitet të rremë si shtetas i RKS-së”, thuhet tutje në njoftim.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika