Hungari: Katër persona të vdekur pas përplasjes së një makine garuese

Autoritetet kanë bërë të ditur se katër persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur të dielën, kur një makinë që ka marrë pjesë në një garë në Hungari, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me spektatorët

Katër persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur të dielën, kur një makinë që ka marrë pjesë në një garë në Hungari, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me spektatorët, kanë thënë autoritetet.

Sipas deklaratës policore, ende nuk dihet pse makina, që ka marrë pjesë në garën dyditore në veri të Hungarisë, ka dalë prej rrugës.

Përplasja ka ndodhur mes qytezave Labatlan dhe Bajot në qarkun verior Komarom Esztergom, sipas policisë, e cila ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.

Shumë ambulanca dhe helikopterë me ekipe shpëtimi janë parë në skenën e incidentit dhe garat janë ndalur menjëherë./REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika