Gjeneral Jashari përfundon vizitën në SHBA

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ishte për vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Stephen Osborn, sot FSK kanë bërë të ditur se kjo vizitë ka përfunduar

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka përfunduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në vazhdim të vizitës zyrtare në SHBA, Gjeneral Jashari dhe delegacioni i FSK-së, morën pjesë në konferencën Vjetore të Komandantëve të Gardës Kombëtare. Në këtë konferencë u prezantua rruga përpara dhe planifikimi afatgjatë në zhvillimin e kapaciteteve konform zhvillimeve globale të sigurisë,” shkruhet në njoftim.

Në një sesion të veçantë, gjeneral Jashari iu adresua të pranishmëve ku i njoftoi dhe paraqiti fokusin afatmesëm të bashkëpunimit dhe njëkohësisht i falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin në rrugëtimin e Forcës drejt modernizimit.

Të pranishmit adresuan pyetje rreth mundësive të bashkëpunimit dhe rrugën përpara.

Jashari ishte I ftuar nga komandanti i Gardës Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen Osborn.

“Në përmbyllje të sesioneve të takimit vjetor, u mbajt edhe darka solemne vjetore ku Gjeneral Jashari ishte i ftuar nderi i komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen Osborn. Gjeneral Jashari pati mundësinë të takohet edhe me guvernatorin e shtetit të Ajovës, Z. Kim Reynolds.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika