Policia e Kosovës do ofrojë siguri gjatë ndeshjes së futbollit Kosovë-Greqi

Loja Kosovë-Greqi do të luhet të dielën më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku policia e Kosovës janë shprehur të gatshëm për të ofruar siguri

Policia e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zhvillojë ndeshjen ndaj Greqisë të dielën e 5 qershorit, e për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë hartuar dhe do të zbatojnë planin operativ për të ofruar siguri para, gjatë, dhe pas ndeshjes së futbollit.

Në njoftimin e policisë në rrjetin social Facebook kanë bërë të ditur se Policia do të kujdeset që në perimetrin e jashtëm (perimetri i dytë) të stadiumit të ofrojë siguri dhe të kujdeset për mbarëvajtjen dhe lëvizjen e personave në atë perimetër.

Sipas njoftimit, që në mëngjesin e së dielës rrugët që shkojnë drejtë stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe përreth tij do të jenë të bllokuara për qarkullim dhe parkim të veturave, ata kanë shkruar se nuk do të lejohet hyrja e veturave nga rruga ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Fehmi Agani’ në drejtim të stadiumit dhe lëvizja apo parkimi përgjatë rrugës përreth stadiumit.

Ndërsa, veturat zyrtare që lejohen të futen në atë zonë duhet të jenë të pajisura me leje të parkingut dhe do të futen në parkim vetën nga rruga ‘Tirana’.

Tutje në postimin e Policisë së Kosovës shkruhet, “Policia, në zbatim të planit operativ do të angazhohet edhe në kontroll më të detajuar të atyre që ia mësyjnë stadiumit dhe nuk do të lejohen gjëra që mund të paraqesin rrezik në situata të tilla si dhe gjëra që janë të ndaluara për hyrje në stadium. Për më tepër rreth gjërave të ndaluara i referoheni njoftimit të FFK-së në faqen e tyre zyrtare.”

Sipas tyre personat që nuk janë të pajisur me bileta dhe ata që përpiqen të qëndrojnë në afërsi të stadiumit, nuk do lejohen dhe kërkohet mirëkuptimi i të gjithëvë.

Njoftimi i Policisë së Kosovës

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika