Inspektorati dhe policia bëhen bashkë – vazhdon aksioni ndaj taksive ilegale në Prishtinë

Aksioni ndaj taksive ilegale në kryeqytet që është ndërmarrë dje nga Inspektorati i Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po vazhdon edhe sot

Inspektorati i Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, që nga dita e djeshme kanë nisur një aksion ndaj taksive ilegale në kryeqytet, aksion ky që po vazhdon edhe sot.

Drejtori i Inspektoratit të Kryeqytetit, Florian Dushi ka përcjellë për së afërmi aksionin e sotëm.

Ai para gazetarëve ka thënë se ky aksion do të vazhdoj edhe në ditët e ardhshme.

“Jemi në një aksion që po vazhdon që nga dje në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, që ka për qëllim kontrollin e linjave të autobusëve, taksitë ilegal dhe kombibusët”, ka thënë Dushi.

Ai ka rhënë se këto janë disa nga çështjet që po ndikojnë negativisht në rrjedhën e komunikacionit në qytetin e Prishtinës.

“E dini që njëri nga problemet më të mëdha sipas vlerësimeve tona dhe të policisë, janë këto çështje që po ndikojnë negativisht ën rrjedhën e komunikacionit në kryeqytet dhe nga dje kemi vendosur disa pika kontrolli në kryeqytet që i kemi konsideruar si më problematike.

Është me rëndësi të theksohet se si inspektorat kemi pasur kontrolle edhe në të kaluarën, megjithatë e vlerësoj koordinimin dhe mbështetjen që kemi me Policinë e Kosovës. Është një aksion që është planifikuar për një periudhë të gjatë kohore”, ka thënë tutje Dushi.

Kurse zyrtari policor tha se Policia e Kosovës si gjithmonë është në përkrahje si në nivel qendror ashtu edhe lokal, dhe se suksesi i këtij aksioni nuk mund të dihet pa u bërë vlerësimet javore ose mujore lidhur me këtë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika