Berisha braktis seancën e votimit për presidentin e ri të Shqipërisë

Në orën 18:00, pasditen e së shtunës ka nisur seanca në kuvend për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë, ku kandidati Bajram Begaj, është kandidati i vetëm i propozuar për ta marrë postin e presidentit, ndërkaq për këtë ka reaguar Sali Berisha, duke e braktisur seancën e votimit

Sali Berisha, ish presidenti i Shqipërisë ka braktisur seancën për votimin e presidentit të Shqipërisë, ku sipas tij, në këto zgjedhje është duke u kryer një dhunim i shëmtuar i Kushtetutës së vendit.

‘’Sot, në parlament po kryhet një dhunim i shëmtuar i kushtetutës së vendit, një akt anti-kushtetues, ku po votohet në shkelje flagrante për president republike, njeriu që kalon nga karrigia e shefit të shtabit në karrigen e kreut të shtetit, duke shkelur në mënyrën më të hapur nenin 167 të kushtetutës, sipas të cilit, ushtaraku aktiv nuk mund të zgjidhet në organe të tjera përveç ushtrisë’’, ka thënë ish presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha.

‘’Pretendimi se dha dorëheqjen ka zero vlerë sepse për ushtarakun jo dorëheqja, por miratimi dhe lirimi nga detyra është rruga që e çliron nga obligimet ushtarake. Dorëheqja është e pavlerë’’, shtoi Berisha.

‘’Unë po flas për fillimin. Z.Meta i është dërguar ç’dekretimi i kandidatit. Ai nuk ka shkuar aty për asnjë arsye veç se si kandidat për president.

Në historinë e botës së lirë, ju kurrë nuk do të gjeni një rast të vetëm kur një person kalon nga karrigia e Shefit të Shtabit në atë të presidentit, kjo mund të ndodhë vetëm në Junta, në puce e grushte shteti. Kjo procedurë, është shumë e rrezikshme për vendin, sepse i hap shteg që çdo shef shtabi të aspirojë të kapë kreun e shtetit, duke shfrytëzuar këtë precedent”, tha Sali Berisha në një prononcim për media, raporton Top Chanel.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika