25-vjetori i masakrës së Krushës, inaugurohet muzeu me kujtime nga martirët

Është mbajtur tubimi përkujtimor me rastin e 25-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe në të cilin gjithashtu është inaguruar muzeu i cili mban kujtime nga martirët e rrëfime nga familjarët e tyre. Familjarë të shumtë kanë bërë homazhe tek varret e të afërmve të vrarë nga forcat serbe, Dukagjini sjell rrëfimet e tyre. Ndërkaq, e para e vendit ka vlerësuar se populli i Kosovës është ende në pritje të drejtësisë gjersa Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se angazhimi është më se prezent

Është imazhi i parë me të cilin hap e mbyll sytë tash e 25 vjet.

Këtë të martë, Kimete Hoti e ka sjellur foton e të birit aty ku pushon, në mesin e krushianëve të vrarë në Masakrën e Krushës.

E rënduar në emocione, një çerek shekulli më vonë, kujtimin për vrasjen e të birit e ka ende të freskët.

“Ka qenë në breg qatje ne i thojmë, të mahallës nalt, i kanë tubu dhe janë nisë teposhtë. Djalin e vogël 15-vjeç ma kanë qu në xhami, këta e kanë myt aty në përru”, ka deklaruar Kimete Hoti – Nëna e të vrarit Asaf Hoti.

Të birin e kishte gjetur bashkëshorti gjersa kërkonte nëpër gërmadha e trupat e shumtë të të vrarëve nga forcat serbe.

Hotit në masakër i janë vrarë daja e disa kusherinjë.

Këtë përvjetor, shumë familjarë të viktimave u bashkuan në inagurimin e muzeut, me shumë copëza të së kaluarës së tyre plot dhimbje.

E në hapjen e muzeut, prezente qe edhe e para e vendit.

“Ky muze personifikon vendosmërinë tonë të palëkundur, qëndrueshmërinë e shpirtit njerëzor përballë tragjedive të tilla të paimagjinueshme. Zërat e viktimave ende kumbojnë, kërkojnë njohjen e vuajtjeve, nderimin dhe kujtimin. Me këtë muze ne po e bëjmë këtë jo vetëm në përvjetor por në secilën ditë”, ka deklaruar Vjosa Osmani, presidente e Kosovës

E Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se angazhimi për drejtësi po vazhdon.

“Ndonëse me vonesë, unë jam e bindur se shumë prej këtyre masakrave do t’arrijmë që t’i dëshmojmë e po ashtu, jemi në prag të finalizimit të strategjisë për drejtësinë tranzicionale që në plan të parë, do t’i ketë prioritet nevojat që kanë viktimat”, ka deklaruar Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.

Të pranishëm në inagurim qenë edhe ish-presidentë, deputetë e ambasadorë, përfshirë atë amerikan e gjerman.

Muzeu përmban mbi 200 video-intervista të të afërmve të martirëve e mbi 60 artefakte të të ndjerëve.

Në vitin 1999, forcat serbe kishin vrarë 243 persona në Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit, e mbi gjashtëdhjetë vazhdojnë të jenë të pagjetur.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika