Dorëheqjet e policëve për shkak të kushteve të punës, Zeqiri kërkon që sa më shpejt të plotësohen kërkesat e paraqitura

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me dorëheqjet e policëve

Imer Zeqiri - kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës i ftuar në emisionin FIVE

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me dorëheqjet e policëve, të cilat, sipas tij, po ndodhin për shkak të pakënaqësive të tyre me kushtet e punës.

Zeqiri, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë së pret që sa më shpejt të realizohen kërkesat e paraqitur për përmirësimin e kushteve të punës të policëve.

Ai ka folur edhe për takimin që kanë pasur me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Në realitet ne patëm një takim, në vazhdën e takimeve që i kemi pasë edhe me takimin paraprak dhe vërtet i kemi diskutu të gjitha nevojat dhe kërkesat që i ka Sindikata për Policinë e Kosovës.
Në këtë takim na u thanë shumë gjëra domethënë se janë bërë për Policinë e Kosovës, sidomos në investime kapitale, investime në infrastrukturë, pajisje logjistike të tjera, të gjitha këto me një fjalë, të gjitha ato çka janë të nevojshme për Policinë e Kosovës që të veprojnë në terren, qoftë për mbrojtje të rendit të qetësisë publike, qoftë për mbrojtje të integritetit të vendit, domethënë investime kapitale në shuma, me një përqindje krahasuar me vitet e tjera, shumë më shumë”, pohoi ai.

Imeri po ashtu tha se në takim kanë diskutuar edhe për sigurimet shëndetësore, ligjin për pensionimi, transportin e policëve, shujtat ditore, si dhe për kërkesa të tjera.

Ai tha se “përmirësimi i kushteve dhe mirëqenies në Policinë e Kosovës do të ishte një parandalim për dorëheqjet që po ndodhin në Policinë e Kosovës në vazhdimësi. Edhe në vitet e kaluara, edhe këtë vit, kanë filluar me disa dorëheqje dhe definitivisht krejt dorëheqjet çka po ndodhin në Policinë e Kosovës janë dorëheqje për shkak të pakënaqësive të kushteve, apo më mirë me thënë të një page e cila nuk i mbulon shpenzimet për një familje, qoftë ajo katër anëtarësh”, theksoi ai.

Zeqiri gjatë intervistës tha se që “po kërkojmë që të plotësohen këto kushte sado kudo që ta ruajmë strukturën, këtë strukturë policore që është jashtëzakonisht profesionale, që mund të krahasohemi jo vetëm me shtetet e rajonit, po edhe më gjerë”.

Në intervistë, ai ka shpalosur edhe detaje tjera për takimin me ministrin Sveçla dhe 14 kërkesat e paraqitura si sindikatë./Telegrafi/

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika