Policia e Kosovës ka identifikuar 4 automjete që përmes rrugëve ilegale kanë hyrë nga Serbia në Kosovë

Sipas raportit të policisë rastet ndodhen në procedurë hetimore

Më 26.03.2024, në Leposaviq, në vazhdën e parandalimit të kontrabandës dhe kalimeve ilegale, Policia e Kosovës ka identifikuar 4 automjete, të cilat përmes rrugëve ilegale kanë hyrë nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

“Si rezultat i veprimeve policore në teren, në vazhdën e parandalimit të kontrabandës dhe kalimeve ilegale, në 4 raste të ndara në Leposaviq, Policia e Kosovës ka identifikuar 4 automjete, të cilat përmes rrugëve ilegale kanë hyrë nga Serbia për në Republikën e Kosovës”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas raportit të policisë, rastet ndodhen në procedurë hetimore.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika