Robin Krasniqi po rikthehet në ring

Robin Krasniqi ka konfirmuar planin e tij për të rikthyer në ring në një ndeshje të ardhshme që pritet të mbahet më 4 maj të këtij viti. Pritja për të zbuluar kundërshtarin e Krasniqit ka nisur, pasi ai paralajmëroi fansat dhe ndjekësit e tij se do ti japë njoftimin përballë kujt do të luftojë në një datë të mëvonshme

Robin Krasniqi ka konfirmuar planin e tij për t’u rikthyer në ring në një ndeshje të ardhshme që pritet të mbahet më 4 maj të këtij viti. Pritja për të zbuluar kundërshtarin e Krasniqit ka nisur, pasi ai paralajmëroi fansat dhe ndjekësit e tij se do t’i japë njoftimin përballë kujt do të luftojë në një datë të mëvonshme.

Robin Krasniqi kështu ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në Instagram në gjuhë gjermane.

Ai pritet të boksojë në Augsburg të Gjermanisë, teksa shtoi se ende nuk dihet kundërshtari i tij.

Detaje të tjera pritet të jepen së shpejti.

“Të dashur fansa dhe miq, beteja ime e radhës do të zhvillohet më 4 maj në Augsburg. Mezi pres të boksoj në prag timin dhe të pres mbështetje nga ju. Së shpejti do të shpallet edhe kundërshtari”, ka shkruar boksieri nga Kosova.

Krasniqi deri më tani ka 60 ndeshje të zhvilluara, ku 53 prej tyre i ka fituar dhe 7 i ka humbur.

20 nga to i ka fituar me nokaut. Ndërkaq, me nokaut e ka të humbur vetëm një meç.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Robin Krasniqi (@robin_krasniqi)

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika