Kusari: Reforma që VV po kërkon është t’i zëvendësojë 200 – 300 punëtorë të RTK-së me njerëz të vet

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po synon që t’i largojë 200 deri në 300 punëtorë nga Radiotelevizioni Publik i Kosovës (RTK)

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias.

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po synon që t’i largojë 200 deri në 300 punëtorë nga Radiotelevizioni Publik i Kosovës (RTK) e t’i zëvendësojë ata me njerëz të vet.

Sipas Kusarit, arsyetimi i partisë në pushtet është që ka dështuar reforma në RTK.

“Arsyetimi i VV-së dhe disave në bord është që ka dështu reforma në RTK. Reforma që po e kërkon VV-ja është me i largu edhe 200-300 punëtorë nën arsyetimin se nuk po punojnë, por arsyeja e vërtetë është se i shohin si të partive tjera dhe duan ta mbushin RTK-në me njerëz të VV-së. Nuk bën me largu njerëz nga RTK. Nuk qiten në rrugë njerëzit që ia kanë kushtuar RTK-së 2-3 dekada të jetës së tyre”, ka thënë ajo.

Kusari thekson se VV-ja po përpiqet t’i largojë punëtorët me arsyetimin e mospunës, teksa shton se në mbledhjen e sotme, bordi i RTK-së ka përpara disa mundësi.

“A do të vazhdojë kapja e RTK-së nga VV-ja? Në mbledhjen e sotit, bordi i RTK-së ka përpara disa mundësi: 1) Të zbatojë me përpikmëri urdhrin e prerë të njerëzve të Vetëvendosjes që mos ta aprovojnë raportin e menaxhmentit të RTK-së, për t’i hapur rrugë vazhdimit të kapjes politike të RTK-së.

2) Të veprojë i pavarur dhe të aprovojë raportin, i cili reflekton punën që vetë bordi e ka bë në RTK gjatë tërë vitit të kaluar.3) Ta shtyjë aprovimin e raportit në përpjekje për të kamufluar ndikimin politik në bord”, shtoi më tej ajo.

Juristja Kusari potencon se bordi është trupi përgjegjës për reformë dhe nëse ata konsiderojnë që reforma ka dështuar duhet urgjentisht të japin dorëheqje.

“Pa vonesë. Për çdo muaj anëtarët e bordit kanë pranuar raporte nga menaxhmenti të cilat raporte janë pranuar, prandaj me thënë pas 12 muajsh nuk po e pranojmë përmbledhjen e 12 raporteve që ata vetë i kanë pranuar, është keqpërdorim i pozitës publike që e mbajnë dhe gjunjëzim para VV-së”.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika