Maqedonci: Ne nuk frikësohemi përderisa jemi në vendin tonë

Një javë më parë u publikua një video nga kryeministri Albin Kurti ku shiheshin njësi të specializuara të ushtrisë serbe vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci rreth kësaj ka thënë se vendi ynë do të përgatitet për çdo sulm eventual dhe se ne nuk frikësohemi në territorin tonë

Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i ftuar në emisionin “Debat Plus”, ka folur më shumë në lidhje me videon e publikuar nga kryeministri, ku shiheshin njësi të specializuara të ushtrisë serbe vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën.

Maqedonci u shpreh se, futja e armatimit është rrezik që gjithmonë ka ekzistuar dhe është e mundshme.

“Pavarësisht që ka rritje të numrit të ushtarëve të KFOR-it, ka prezencë më të shtuar të policisë, ky rrezik normalisht që ekziston, ne edhe të kaluarën gjatë luftës së Kosovës, kemi arritur të fusim shumë armatim nga Shqipëria pavarësisht që ka qenë pothuajse i blinduar Kufiri me RP e Shqipërisë, kjo është e mundshme,” tha Maqedonci.

Sipas tij, tanimë dihet edhe qëllimi dhe shumica e akterëve janë të publikuar dhe kjo e bënë më të lehtë menaxhimin  e situatave.

Për çfarëdo që mund të ndodhë në të ardhmen, ai u shpreh se shteti ynë është i gatshëm që ta mbrojë territorin e vet.

“Ne gjithmonë vlerësojmë që vendi ynë do të përgatitet per çdo sulm eventual, ne nuk friksohemi përderisa ne jemi në vendin tonë ne çdo veprim që bëjmë e bëjmë për të mbrojtur teritorin dhe sovranitetin e vendit tonë,” u shpreh Maqedonci.

Ndërkaq, Ministri shtoi se jemi në bashkëpunim të plotë me strukturat ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, e e gjithë kjo na bën që të kemi një moral më të lartë se ata që tentojnë të cënojnë sovranitetin dhe integritetin e vendit territorial të vendit tonë.

“Ne kemi arritur që të mposhtim trupat serbe në Kosovë, shumë herë gjatë luftës çlirimtare, pavarësisht që i kemi pasur fishekët e numëruar, kurse tash kemi një situatë ndryshe, kemi struktura të profesionalizuara te policisë se Kosovës dhe Ushtrisë, sisteme të ndryyshme të armatimit dhe gatishmëria është shumë herë më e lartë,” tha Ministri.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika