Deliu e PDK-së kritikon Qeverinë Kurti për “mospunë”: Ka pasur prioritet vetëm dialogun

"“E para natyrisht duhet të kthehem te propagandimet e kryeministrit, i cili për një kohë të gjatë të opozitë bërjen ka deklaruar se dialogu nuk do të jetë prioritet i tij, por, po e shohim që ka qenë prioritet e mbi prioritet"

Blerta Deliu - Kodra, PDK

Prioritet i Qeverisë Kurti gjatë 3 vjetëve të qeverisjes ka qenë vetëm dialogu, duke anashkaluar problemet e përditshme të qytetarëve, ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, teksa ka arsyetuar vendimin e partisë së saj për propozuar kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën, kandidat për kryeministër.

Pra, sipas deputetes, me Hamzën si kandidat, PDK-ja do të ketë prioritet kryesor problemet e qytetarëve e jo dialogun.

“E para natyrisht duhet të kthehem te propagandimet e kryeministrit, i cili për një kohë të gjatë të opozitë bërjen ka deklaruar se dialogu nuk do të jetë prioritet i tij, por po e shohim që ka qenë prioritet e mbi prioritet, nëse e shohim zhvillimet trivjeçare, tash kemi hyrë në vitin e katërt të Vetëvendosjes. E shohim që vetëm mirëqenia e qytetarëve, zhvillimi ekonomik, njohje, politikë të jashtë, arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë nuk kemi.

Pra, agjenda e kësaj Qeveria Kurti 2 është zhvendosur të cilat janë në dialog. Natyrisht prioritet e qytetarëve nuk janë te dialogu. Nuk dua të them që dialogu nuk është i rëndësishëm në një fazë të tillë të zhvillimi të vendit dhe perspektivës euroatlantike. Mirëqenia e cenuar, çmimet, pasiguria ekonomike dhe të gjitha sfidat që prrallet Kosovës, shto këtu faktin që 150 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, dhe këtu nuk po flasim për profile që kanë nevojë për punë po flasim edhe për profile të doktorëve inixhierëve”, ka thënë Deliu – Kodra në “FIVE” të Dukagjinit.

Deliu – Kodra ka thënë se propozimi i Hamzës është hap i duhur dhe është bërë për dy arsyeje.

“Për rrethanat në të cilat gjendet Kosova dhe për t’i hapur rrugë zgjedhjeve. Vendim i matur, i qëlluar dhe i nevojshëm në rrethanat në të cilat gjendet Kosovës”, shtuar deputetja e PDK-së.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika