Djegia e veturës së hetuesit serb në veri, Prokuroria: Dyshohet për një akt të qëllimshëm

Hetuesit policor të nacionalitetit serb, Zh.K i është djegur vetura sot në veri të Mitrovicës. Prokuroria Themelore e Mitrovicës, kanë bërë të ditur se dyshohet se vetura i është djegur qëllimshëm

Hetuesit policor të nacionalitetit serb, Zh.K, i është djegur vetura sot në veri të Mitrovicës.

Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë bërë të ditur se dyshohet se vetura i është djegur qëllimshëm.

“Dyshohet që është djegie e qëllimshme, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale “Zjarrëvënia”, në bashkëpunim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore që të zbulohen kryerësit”, ka deklaruar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.

Rasti ndryshe ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit pranë ndërtesës të quajtur “Vampirusha”, në veri të Mitrovicës, derisa vetura ishte e parkuar.

I gjithë ky incident dyshohet se ka ndodhur për shkak të bashkëpunimit të pronarit të veturës me institucionet e Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që pronave private të serbëve në katër komunat në veri, u vihet flaka. Kujtojmë se kohë më parë edhe nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq, i ishte djegur lokali. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika