Putin paralajmëron sulme të reja, nëse Ukrainës i dërgohen raketa me rreze të gjatë

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin shprehur gatishmërinë e tyre për furnizimin e Ukrainës me raketa më të avancuara sesa ato që posedon aktualisht Ukraina. Një veprim i tillë ka bërë që Putin, Presidenti i Rusisë të reagojë

Presidenti i Rusisë, Putin
Presidenti i Rusisë, Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar të dielën se Moska do të godas objektivë të rinjë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të furnizonin Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi, transmeton “CNN“.

Sipas mediave ruse, “dorëzimi i armëve të reja në Kiev synon vetëm të zvarritë konfliktin e armatosur për aq kohë sa të jetë e mundur”, ka thënë Putin në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya-1, raportoi media shtetërore ruse “TASS”.

Në rastin e dërgesave të raketave me rreze të gjatë veprimi në Kiev, Rusia do të nxjerrë “konkluzionet e duhura” dhe do të godasë ato “objekte” që nuk i ka shënjestruar ende, ka thënë ai.

“Nëse ato furnizohen, ne do të nxjerrim përfundimet e duhura nga kjo dhe do të përdorim armët tona, nga të cilat kemi mjaftueshëm, për të goditur ato objekte që nuk po synojmë ende,” ka thënë Putin duke komentuar situatën në lidhje me furnizimin e ukrainasëve me sisteme të shumta raketore lëshimi (MLRS).Furnizimi me MLRS amerikane në Ukrainë në thelb nuk ndryshon asgjë, pasi Kievi kishte armë të ngjashme më parë, duke përfshirë raketa me rreze të ngjashme, kështu që ata thjesht po kompensojnë humbjet e tyre, tha Putin, sipas TASS.

Të martën, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se SHBA-ja po i ofron Ukrainës “sisteme dhe municione më të avancuara raketash” ndërsa lufta e saj me Rusinë po vazhdon.

Së fundmi, SHBA kishte njoftuar se po dërgonte “Sistemin e Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë M142 (HIMARS)”, i cili lëshon raketa të drejtuara me saktësi që mund të godasin objektiva deri në 70 km (45 milje) larg, shumë më larg se artileria që posedon aktualisht Ukraina.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se ata ranë dakord të siguronin raketat vetëm pasi morën garanci nga Presidenti Volodymyr Zelensky se ato nuk do të përdoren për të sulmuar objektivat brenda Rusisë.

Paketa përfshin gjithashtu helikopterë, armë antitank, automjete taktike dhe pjesë këmbimi.

Gjithashtu, Gjermania ka premtuar të dërgojë sistemin e saj më modern të mbrojtjes ajrore, “Iris-T”, për t’i mundësuar Ukrainës të mbrojë një qytet të tërë nga sulmet ajrore ruse. /PortaliD/

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika