Nagavci kërkon hetim të përgjegjësive institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie institucionale për vrasjen e Arlinda Sylaj Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar se viktima kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun që i kanosej.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur pas vrasjes së saj dhe për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, Nagavci ka bërë të ditur se më 22 tetor, pak ditë para vrasjes, Arlinda i ishte drejtuar me një letër urgjente Prokurorisë Themelore në Pejë.

Sipas Nagavcit, në këtë letër viktima kishte kërkuar veprime të menjëhershme, ekzekutimin e një urdhri gjyqësor dhe hetimin e zyrtarëve që, sipas saj, kishin dështuar në përmbushjen e detyrave.

“Është një tragjedi që kërkon drejtësi, përgjegjësi dhe llogaridhënie institucionale. Sot nuk jemi këtu vetëm për të dënuar një krim të rëndë; jemi këtu për të kërkuar përgjigje nga institucionet që kanë pasur përgjegjësi ligjore të veprojnë për mbrojtjen e saj”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka theksuar se në fund të letrës së viktimës gjendet një paralajmërim që, sipas saj, e bën edhe më tronditës rastin.

“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, ka cituar Nagavci fjalët e shkruara në letër.

Nagavci ka kërkuar përgjigje konkrete nga institucionet për mënyrën se si është trajtuar letra, nëse është vlerësuar seriozisht rreziku dhe nëse është zbatuar urdhri gjyqësor që përmendte viktima.

“Çfarë ndodhi me letrën e saj? Kush e shqyrtoi? Çfarë veprimesh ndërmori prokuroria? A u vlerësua seriozisht rreziku që ajo kishte paralajmëruar? A u ekzekutua urdhri gjyqësor që ajo përmendte? Dhe, nëse jo, kush ishte përgjegjës për moszbatimin e tij?”, ka pyetur ajo.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka theksuar se paralajmërimet konkrete për rrezik ndaj jetës kërkojnë veprim urgjent nga institucionet, ndërsa vendimet gjyqësore duhet të zbatohen dhe masat mbrojtëse të jenë efektive.

Nagavci ka bërë të ditur se do të formohet një komision hetimor parlamentar për të shqyrtuar përgjegjësitë institucionale në këtë rast.

Ajo ka sqaruar se qëllimi i komisionit nuk është të zëvendësojë hetimin, por të shqyrtojë secilën hallkë institucionale që mund të ketë dështuar në trajtimin e rastit.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika