Kurti pas vizitës në veri: E ardhmja e vendit tonë është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve

Pas vizitës në katër komunat veriore me shumicë serbe, kryeministri Albin Kurti, ka shprehur bindjen se e ardhmja e vendit është drejtë dhe përgjegjësia e të gjithve. Duke theksuar bashkëpunimin si rrugë drejt një të nesërme të ndritshme, ai gjithashtu përmendi vizitën në vendin ku u vra polici Afrim Bunjaku në Banjskë

Foto e postuar nga kryeministri Albin Kurti, 3 prill 2024.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës së tij në katër komunat veriore me shumicë serbe, ka thënë se e ardhmja e vendit tonë është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve.

Kurti ka shtuar se së bashku do të punohet për një të nesërme të ndritshme.

Ai ka thënë se gjatë vizitës së tij në veri e ka vizituar edhe vendin në Banjskë “ku ka rënë në pritë” Afrim Bunjaku, rreshteri policor i vrarë në atë sulm.

“Sot vizitova katër komunat veriore me shumicë serbe, përfshirë vendin ku u vra polici ynë Afrim Bunjaku nga forcat paramilitare serbe shtatorin e kaluar. E ardhmja e vendit tonë është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve dhe së bashku do të punojmë për një të nesërme të ndritshme”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Kryeministri Kurti gjatë vizitës në veri të vendit, ka deklaruar se është i nevojshëm nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike në kuadër të dialogut me Serbinë, që të krijohet siguria ligjore dhe të fshihen të gjitha shkeljet e mëhershme.

Ndërsa, i pyetur nga mediat lidhur me deklaratat e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është kusht që duhet të zbatohet urgjentisht nga Kosova për të vazhduar progresin në rrugën evropiane, Kurti ka thënë se ajo çfarë duhet të zbatohet e nuk po respektohet është Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar.

Ai ka theksuar se përqendrimi duhet të jetë te Marrëveshja Bazike, e cila, sipas tij, “nuk duhet të shkelet”, por “duhet të respektohet dhe duhet të zbatohet”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika