Krasniqi: Në veri nuk do të ketë më mundësi të lehta që grupet kriminale të vendosin barrikada

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal. Elbert Krasniqi, pas vizitës në veri, ka thënë se tashmë nuk do të jetë e lehtë që nga grupet kriminale të mund të vendosen barrikadat

Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ftuar në “Debat Plus”, pas vizitës së sotme në veri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lëviz lirshëm.

E, sipas tij, që pas datës 5 nëntor siguria në veri është më e madhe.

Shtyrjen e zgjedhjeve në veri Krasniqi e cilëson pozitive, pasi iu dha mundësia dialogut dhe pastaj marrëveshjes së Brukselit.

“Me 14 nëntor, presidentja Vjosa Osmani i shpall zgjedhjet e reja më 10 dhjetor shtyhen zgjedhjet, me kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë dhe një shtyerje e zgjedhjeve ndodhi, mirë që ndodhi, sepse i dha mundësi dialogut, pas këtij procesi kemi pasur marrëveshjen bazë të Brukselit dhe Aneksi i Implementimit të tij i Ohrit” tha Krasniqi.

Veriu tashmë, sipas Krasniqit, kontrollohet dhe ka informacione të shumta e po ashtu edhe është në vazhdimësi të krijimit të rrugëve të reja.

“Më 10 dhjetor u vendosën barrikadat më urdhër të Beogradit në veri, që i kontrollonte Goran Rakiqi, më 28 dhjetor presidenti i Serbisë urdhëron heqjen e barrikadave, kur e pa se s’ka më ku të shkojë, dhe kemi pas situata edhe më të ndërlikuara me vendosjen e kryetarëve në zyre, dhe sulmin e grupeve kriminale ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës, mirëpo barrikada në veri më nuk kemi pasur.”

Megjithëse Krasniqi u shpreh se nuk mund të ketë më vendosje të barrikadave në veri, ai prapë nuk e përjashtoi mundësinë që dikush mund të tentojë t’i vendosë ato.

“Unë mendoj që nuk do të ketë më mundësi të lehta që të organizohen më grupet kriminale sikur më herët të vendosin barrikada,” tha ai

Por ai u shpreh i sigurt në përgjigjen pozitive dhe efektive nga forcat e Policisë së Kosovës dhe forcat e tjera.

“Përtej Marrëveshjes së Brukselit dhe aneks Marrëveshjes së Ohrit, Lista serbe nuk regjistrohet në zgjedhjet e parapara, dhe kjo krijoi një situatë që u shty nga KQZ-ja edhe një herë afati për regjistrimin në pjesëmarrrje të zgjedhjeve të partive të politike dhe prapë nuk morën pjesë dhe ne organizuam zgjedhjet që janë të bazume në Kushtetutën e Kosovës, mirëpo që nga fillimi kemi pranu që legjitimiteti i tyre është ai që është, për shkak të numrit të vogël të pjesëmarjes,” shtoi Krasniqi.

“Kemi realitetin e ri 4 kryetar të komunave dhe me 26 dhe 25 maj këta kryetarë dhanë betimin dhe i vendosem në zyret e komunës.”

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika