Të shtëna me armë zjarri në Pejë, lëndohet një person

Është lënduar një person nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë në Pejë. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar pesë gëzhoja dhe në veturë të viktimave janë vërejtur katër vrima që dyshohet se janë si pasojë e predhës së fishekut

Në drejtim të dy personave është shtënë disa herë me armë zjarri nga dy të tjerë që ishin në një motoçikletë në lëvizje.

Kështu kanë deklaruar dy viktimat (meshkuj kosovarë) në Policinë e Kosovës, derisa rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 03:35 në Pejë.

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja dhe në veturë të viktimave ka vërejtur katër vrima që dyshohet se janë si pasojë e predhës së fishekut.

“Njëri nga viktimat ka pësuar lëndim të lehtë”, thuhet në raportin policor.

Pejë 04.04.2024-03:35.  Pas pranimit të informatës për disa të shtëna me armë zjarri, njësiti policor në afërsi të vendit të ngjarjes ka takuar një veturë në të cilën ishin dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilët kanë deklaruar se në drejtim të tyre nga një motoqikletë në lëvizje, nga dy persona të panjohur, ështe shtënë disa herë me armë zjarri. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja dhe në veturë të viktimave ka vërejtur 4 vrima që dyshohet se janë si pasojë e predhës së fishekut. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndim të lehtë. Lidhur me rastin pas konsultimit të prokurorit rasti inicohet dhe i njëjti trajtohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika