Nis asfaltimi i një pjese në magjistralen Prishtinë – Podujevë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmish ka thënë se janë të përkushtuar që punët të ecin me ritëm sa më të shpejt, veçanërisht në prag të nisjes së sezonit të verës

Ka filluar asfaltimi i një segmenti në magjistralen Prishtinë – Podujevë, me gjatësi prej 800 metrave e me gjerësi 7.5 metra.

Kështu ka njoftuar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Durmishi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë të përkushtuar që punët të ecin me ritëm sa më të shpejtë, veçanërisht në prag të nisjes së sezonit të verës.

“Sot, filluam me shtresën e parë të asfaltit tek LOT1 – Segmenti me gjatësi prej 800m, e me gjerësi prej 7,5m. Jemi të përkushtuar që punët të ecin me ritme sa më të shpejta, veçanërisht në prag të nisjes së sezonit të verës, ku pritet që ky segment të jetë gati për qarkullimin e automjeteve, duke lehtësuar kështu lëvizjen dhe rritur parametrat e sigurisë rrugore”, ka shkruar Durmishi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika