Kajtazi: Lufta për porositjen e armëve, strategji e shteteve për të shfaqur forcën e tyre

Ridvan Kajtazi, ish-hetues i Policisë, ka theksuar se porositja e armëve nga shtetet e caktuara është një strategji për të shfaqur forcën ndaj shteteve të tjera, duke theksuar se Kosova nuk do të jetë një Ukrainë e dytë, falë rolit të NATO-s dhe KFOR-it në sigurinë e Kosovës

Ridvan Kajtazi, ish-hetues.

Ish-hetues i Policisë, Ridvan Kajtazi ka thënë se porositja e armëve nga shtetet e caktuara është më shumë një lloj strategjie që janë duke e përdorur shtetet për të vendosur ose shfaqur forcën e tyre karshi shteteve tjera.

“Kjo lufta për e porositjen e armëve ose për furnizimin me armatim është më shumë një lloj strategjie që janë duke e përdorur shtetet për të vendosur ose shfaqur forcën e tyre karshi shteteve tjera”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

Po ashtu, ai ka theksuar se sulmi terrorist në Banjskë ka ngritur alarmin se Kosova mund të jetë një Ukrainë e dytë, por sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë.

Kajtazi gjithashtu ka vlerësuar rolin e NATO-së dhe KFOR-it për sigurinë në Kosovë.

“Ne kemi bërë një jashtëzakonisht të fuqishëm sa i përket ofrimit të sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës, prandaj kjo gara nuk i shërben askujt edhe pse çështja e NATO-s, prezenca e NATO-së këtu përmes KFOR-it aleatëve ka një impakt që nuk do të vihet deri në një situatë sikur në Ukrainë”, ka thënë Kajtazi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika