Kryesuesi i OSBE-së: Vazhdimi i dialogut dhe implementimi i marrëveshjeve, kyç për sigurinë rajonale

Kryesuesi i OSBE-së, Ian Borg, ka theksuar nevojën për përparim në dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar rolin e Bashkimit Evropian në ndërmjetësim. Borg ka biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për rëndësinë e përkushtimit në dialog dhe zbatimin e marrëveshjeve për të siguruar progresin

Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë të Maltës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ian Borg.

Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë të Maltës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ian Borg ka kërkuar përparim në procesin e dialogut Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kryesuesi i OSBE-së ka theksuar se është e nevojshme që të zbatohen Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.

Ai ka bërë të ditur se ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën kanë biseduar për dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rëndësinë që ka për sigurinë e gjithë rajonit.

“Pata kënaqësinë të takohesha me presidenten Osmani dhe u fokusuam në partneritetin tonë të deritanishëm. Diskutuam edhe rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga nga BE, rëndësinë që ka për sigurinë e të gjithë rajonit. Vazhdimi i dialogut dhe implementimi janë kyç, duke ju ripërkushtuar dialogut dhe vazhdimit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura është një që që kërkon shumë progres, OSBE qëndron e gatshme që të mbështesë të gjitha përpjekjet. Kemi pasur edhe bashkëbisedim mbi mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të gjithë komuniteteve, mbete një fushë afatgjate e interesim dhe angazhimit të OSBE-së në Kosovë”, ka deklaruar Borg, transmeton EO.

I pyetur nëse Serbia po e shkel Marrëveshjen e Brukselit me kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Borg ka refuzuar të komentojë duke thënë se “nuk mund të gjykojë”.

“Këshilli i Evropës ka rregulla dhe kur aplikacioni shkon, në mënyrë demokratike Këshilli vendos ku secili anëtar do të votojë në mënyrën që do që t’i paraqesë qëndrimet e veta”, ka thënë ai në një konferencë për media të enjten pasdite.

Borg gjithashtu ka kërkuar që procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri të jetë i drejtë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika